Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc të Kumanovës pritet të përfshihet në programin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2027, ka bërë të ditur ministri Sedat Sulejmani.
Gjatë vizitës në këtë objekt të trashëgimisë kulturore, i shoqëruar nga myftiu Abedin Imeri dhe drejtori i Qendrës Nacionale të Konservimit, Aleksandar Jordanoski, Sulejmani u njoh me punimet e realizuara deri tani nga Myftinia dhe planet për vazhdimin e restaurimit.
Ministri zhvilloi takim edhe me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ku u diskutua rregullimi i rrugës hyrëse drejt xhamisë. Për këtë qëllim tashmë është nënshkruar marrëveshje për blerjen e tokës.
Sulejmani theksoi se mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore mbetet prioritet i angazhimit institucional.





