Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka pranuar se mes partnerëve qeveritarë ka mospajtime dhe përplasje qëndrimesh, por thekson se ato zgjidhen brenda koalicionit.
Duke komentuar raportet me VMRO-DPMNE-në pas zgjedhjeve në Bërvenicë, Mexhiti deklaroi se me kryeministrin Hristijan Mickoski zhvillon takime të rregullta.
“Jo gjithmonë mendojmë njësoj. Ka raste kur përplasemi në mendime dhe qëndrime, por qeveria ka kapacitet t’i tejkalojë këto dallime”, tha Mexhiti.
Sa u përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai theksoi se VLEN-i është i përqendruar te puna, projektet dhe zgjidhjet, jo te zgjedhjet.





