Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, nuk i mohon rastet e nepotizmit në këtë institucion, por pretendon se ato janë dukshëm më të pakta se gjatë qeverisjes së BDI-së.
Në një intervistë për Alsat-M, Dauti i cilësoi punësimet familjare si raste të izoluara, duke u kundërpërgjigjur akuzave për nepotizëm.
“Ata që na akuzojnë, mos të mendojnë se kanë vepruar më mirë. Jemi shumë më mirë se ata të tjerët sa i përket këtij aspekti”, deklaroi Dauti.
Ai theksoi se Ligji për përfaqësimin parasheh meritokracinë, ndërsa mbrojti punësimet dhe avancimet e realizuara gjatë kësaj periudhe.
Sipas tij, në Doganë janë realizuar mbi 30 punësime të shqiptarëve.
“Ne kemi marrë hisen tonë në doganë”, u shpreh Dauti.





