Policia dje në Tetovë ka arrestuar dy të mitur, të moshës 17 dhe 16 vjeç, të dy nga Tetova.
Sipas buletinit policor, rreth orës 12:30, pranë një qendre tregtare në Tetovë, dy të miturit kanë sulmuar fizikisht M.SH. (62) nga fshati Odër i Tetovës dhe i kanë marrë paratë.
62-vjeçari ka arritur ta ndalojë njërin prej sulmuesve, 17-vjeçarin, por ky i fundit e ka goditur me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime.
Në momentin e ngjarjes, aty ka kaluar një patrullë policore, e cila ka arrestuar 17-vjeçarin.
Pas ndërmarrjes së masave, në orën 16:15, në rrugën “Von Vardarska” në Tetovë, policia ka lokalizuar dhe arrestuar edhe 16-vjeçarin.
Të dy të miturit janë ndaluar në stacion policor. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Maqedoni Dramë pranë qendrës tregtare në Tetovë: Të miturit rrahën 62-vjeçarin dhe i...




