Arrestohet një person për vdekjen e 2 grave në ‘Gjorgje Petrov’ Shkup, policia heton vrasjet

Një person është arrestuar në lidhje me vdekjen e dy grave, të moshës 62 dhe 76 vjeç, trupat e të cilave me shenja dhune u gjetën më 22 dhe 27 tetor në lagjen Gjorgje Petrov të Shkupit.

Sipas informacioneve jozyrtare, personi është ndaluar në afërsi të lagjes dhe aktualisht ndodhet në stacionin policor të Karposhit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ende nuk japin detaje të tjera për rastin.

Autoritetet bëjnë të ditur se Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, po ndërmerr masa dhe aktivitete intensive për zbardhjen e rastit.