Një grup qytetarësh u mblodhën sonte në kryqëzimin e njohur si “London”, në qendër të Beogradit, pranë selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), për të shprehur mbështetjen për listën zgjedhore të studentëve. Të pranishmit ngritën tre gishta, ndërsa shoferët që kalonin pranë i përshëndetën me sirenat e makinave, raportojnë mediat serbe. Tubimi u mbajt në kryqëzimin e rrugëve “Kral Milan” dhe “Knez Miloš”. Një pjesë e rrugës “Kral Milan”, pranë institucioneve shtetërore, është e mbyllur për qarkullim që nga orët e mëngjesit. Qytetarët u mblodhën pas përfundimit të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, ndërsa publiku pret rezultatet e para zgjedhore.
Rajon-Botë Sirena makinash në Beograd: Qytetarët dalin në mbështetje të studentëve



