Gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës përfundon llogaritja verore dhe fillon ajo dimërore e kohës. Më 25 tetor, në orën 03:00 pas mesnate, akrepat do të kthehen një orë prapa, në orën 02:00. Kjo do të thotë se nata do të zgjasë një orë më shumë. Me ndryshimin e orës, në periudhën e ardhshme do të gdhihet dhe do të errësohet më herët. Telefonat celularë, kompjuterët dhe shumica e pajisjeve elektronike do të përshtaten automatikisht, ndërsa orët që nuk përditësohen vetë duhet të rregullohen manualisht. Ora dimërore do të jetë në fuqi deri më 28 mars 2027, kur akrepat do të lëvizin sërish një orë përpara. Ndryshimi i orës dy herë në vit vazhdon të jetë temë debati për shkak të ndikimit të mundshëm në gjumin, shprehitë e përditshme dhe ritmin biologjik të njeriut.
Maqedoni Sonte ndërrohet ora: Akrepat kthehen një orë prapa





