Prokuroria kërkon t’i merret pasaporta
Prokuroria Themelore Publike në Veles po heton një person të dyshuar për mashtrim dhe mjekim të paligjshëm, i cili dyshohet se u ka premtuar disa personave “vaksina kubaneze” kundër kancerit, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm financiar.
Gjatë kontrolleve në disa lokacione, përfshirë vendin e tij të punës në Veles, janë sekuestruar pajisje elektronike dhe janë gjetur prova që do t’i nënshtrohen ekspertizës.
Prokuroria ka marrë në pyetje personat e dëmtuar dhe dëshmitarë të mundshëm, ndërsa gjykatës i ka propozuar t’ia marrë pasaportën të dyshuarit dhe ta detyrojë të paraqitet rregullisht në gjykatë.
I dyshuari aktualisht është i shtruar në një institucion shëndetësor, ku i është dorëzuar vendimi për masat e kujdesit. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.





