Lindihana Uzeiri, studente e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në emisionin “Dialog te Lajmi”, të cilin e udhëheq Sefer Tahiri, ka folur edhe për (mos)respektimin e Kushtetutës nga ana e kryeministrit Hristijan Mickoski.
“Kryeministri bie ndesh me fjalët e veta kur thotë se duhet ta respektojmë Kushtetutën. Kushtetuta e thotë shumë qartë. Edhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve përcakton se gjuha shqipe konsiderohet gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ne kërkojmë të drejtën tonë. Mundohemi ta respektojmë ligjin dhe Kushtetutën, mirëpo kjo nuk na mundësohet, nuk na lejohet. Ne kërkojmë të drejtën tonë si studentë të drejtësisë dhe mendoj se nuk do të tërhiqemi derisa të na njihet kjo e drejtë”, ka deklaruar Lindihana Uzeiri në emisionin “Dialog te Lajmi”.



