Fati Iseni,historian: E ke një botim që unë për fat keq harrova ta marr sot. Është një agjent. Herën e ardhshme, ndoshta ua sjelli. Një agjent britanik, i cili shkruan për këtë gjuhën angleze që po thoni ju, Sefer. “The Big Bridge” është titulli. Autori ka qenë agjenti, agjenti i MI6-it, i vendosur në Maqedoni. Këtu tek ne, menjëherë pas rënies së komunizmit. Dhe ai është agjenti i parë që vendoset në Shkup edhe para CIA-s. Është shumë interesant. Edhe ai ka materiale, them, shumë sekrete dhe shkruan në detaje. Ka qenë i vendosur fillimisht në Grand Hotelin në atë kohë, tani “Holiday Inn”. Pastaj ka marrë një banesë me qira, tani e ku është Universiteti “Nënë Tereza”, te Sindikata, përballë te disa ndërtesa që janë. Flet për përgjimet Millosheviq-Gligorov. Është shumë interesant. Flet për shumë detaje të tjera brenda vendit tonë dhe një moment është shumë interesant, e përshkruan një agjent që ai për herë të parë ka bërë këtë, që unë do ta shpalos pa emër, por ne e dimë se kush është, i cili pajtohet të bashkëpunojë me shërbimin anglez. Që kjo nuk i takon atij në kategorive që kanë bashkëpunuar me armikun, apo? Pasi që nëse ne flasim se bota, Euro Perëndimore na ndihmoi dhe ka bashkëpunuar me ata për na ndihmuar, për të ndihmuar çështjen shqiptare. Dhe e përshkruan qartë, thuaje agjenti Nili, Nil thotë kështu: “Arrita të depërtoj për herë të parë te partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, PPD, dhe të rekrutoj zëvendësin e saj si agjent të parë në Maqedoni të MI6-it”.
Dhe ai thotë e fliste anglishtën fluently.
Tahiri: Është, pra e fliste anglisht shumë bukur. Profesori Sami Ibrahimi, i cili ka qenë nënkryetari Partisë…
Fati Iseni,historian: Tash ma, ma ndihmove. Si ishte ajo punë mbretit, ti e thave, nuk e thashë unë.
Tahiri: Prosperitetit Demokratik, po jo, se në atë kohë Bëhet fjalë por edhe edhe tek PPD-ja kishte shumë pak njerëz që e dinin anglishtën. Profesori Sami Ibrahimi, i cili profi ka qenë jashtëzakonshëm ne që e kemi njohur …nuk jeton më, është i ndjerë, por ne e mbajmë mend si njeri, para se gjithash të jashtëzakonshëm. Pastaj këto të tjerat janë elementet të cilat e madhështojnë figurën e tij, por unë kam pasur fatin, rastin që ta njoh edhe nga afër dhe ja e përmendet një fakt interesant.
Fati Iseni,historian: Tani, tani, domethënë, jo që ndjejmë vetë, ndjejmë obligim të flasim në superlativ, por gjithë ata që kanë bashkëpunuar me profin e dinë dhe besoj ishte sa, domethënë, një surprizë e çuditshme, po sa ishte edhe këndshme se megjithatë unë lexoja që një profesori…, respektivisht një, një lider shqiptar, domethënë, ndër të parët, në thojza se është rekrutuar që t’i ndihmojë, domethënë, çështjes sonë.



