Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë ka marrë statusin e bibliotekës universitare, pas miratimit të vendimit me propozim të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani.
Ky status do t’u mundësojë studentëve, profesorëve dhe hulumtuesve qasje më të gjerë në literaturë dhe shërbime për studime e kërkime shkencore. Biblioteka do të vazhdojë t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë.
Lajmi u bë i ditur nga koalicioni VLEN, i cili e cilësoi vendimin si një arritje për arsimin dhe studentët në Tetovë.
Lajme Biblioteka e Tetovës merr status universitar, vendim me propozim të Sedat Sulejmanit



