Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg: Me vjen turp qé BE-ja nuk dénon dhunen e policisë ndaj të rinjve shqiptarë

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur shqetesimin në Parlamentin Evropian për dhunën e
ushtruar ndaj të rinjve ne Shqiperi gjate protestave, duke
kritikuar mungesën e një reagimi të fortë nga Bashkimi Evropian.
Strolenberg u shpreh se eshtë e papranueshme që dhuna
masive e policisë ndaj te rinjve te mos denohet nga
institucionet evropiane. Ajo theksoi se i vjen turp qé BE-ja nuk po reagon në mënyrën e duhur perballë ketyre
ngjarjeve.
Duke iu referuar situates politike në Shqipëri dhe kryeministrit Edi Rama, eurodeputetja deklaroi se ai nuk po ndryshon qendrim, ndersa beri thirrje per nje reagim
më të vendosur nga ana e Bashkimit Evropian.
“Shqiperia eshtë pjesë e familjes evropiane dhe familja
kujdeset per femijët e sai”, ishte mesazhi i saj, duke nenvizuar se heshtja perballe dhunes eshtë e
papranueshme.
Në perfundim, Strolenberg theksoi se Bashkimi Evropian ka mekanizma për të ushtruar ndikim mbi zhvillimet n
Shqipëri dhe se këto mekanizma duhet të perdoren.
Sipas saj, institucionet evropiane nuk do të falen nese nuk e denojnë dhunën ndaj të rinjve shqiptare.