“Ndaloni agresionin ndaj protestuesve”- Senatori amerikane Gary Peters reagon per protestat studentore: Populli shqiptar meriton një geveri gě respekton të drejtat e tyre

Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve të përmbahen nga përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë.

Në reagimin e tij, Peters kërkon uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme, duke theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.

Senatori, i cili përfaqëson Miçiganin, nënvizoi gjithashtu lidhjen e fortë të këtij shteti me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe u zotua të vijojë të mbështesë paqen dhe drejtësinë për shqiptarët.


Deklarata e Senatorit Gary Peters:

“Jam thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, dhe gjithkush në terren duhet të punojë për të deeskaluar situatën dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

Miçigani është shtëpia e një komuniteti të fuqishëm dhe gjallërues shqiptaro-amerikan, dhe e di se këto zhvillime janë shumë personale për shumë banorë të Miçiganit. Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit. Prandaj do të vazhdoj të avokoj për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët.”