Zgjidhja e Shasivarit nuk është 100% shqip, dy lëndë kryesore në maqedonisht

Alsat mëson ekskluzivisht zgjidhjen për jurisprudencën që ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ua prezantoi studentëve parashikon që teoria të jetë në shqip, ndërsa 2 lëndë të praktikës në maqedonisht.

Njëra nga lëndët kryesore ajo e Drejtës Penale sipas Shasivarit duhet të jetë në gjuhën maqedonase. Pas pak pritet të përfundon takimi i Shasivarit me studentët ku këta të fundit pritet të dalin me qëndrimin nëse pranohet ose jo zgjidhja e ministrit./ Alsat.mk