Pas orës 11:00, në Çellopek është vërejtur dalje më e madhe e qytetarëve drejt vendvotimeve, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Në prononcimet për TetovaSot, banorët shprehin qëndrime të ndryshme: disa janë skeptikë për ndryshime konkrete, ndërsa të tjerë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
“Votova, por nuk besoj se do të ndryshojë diçka”, thotë një banor.
“Votova, inshallah bëhet më mirë”, shprehet një tjetër qytetar.
Ndërkohë, një banor deklaron hapur mbështetjen për kandidatin Arkin Jahi: “Votova për Arkin Jahin, e meriton”.
Disa qytetarë u bëjnë thirrje shqiptarëve që të dalin sa më masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës./TetovaSot





