Bërvenicë: Dalja në votime bie ndjeshëm, vetëm 2,46% deri në orën 9:00

Deri në orën 9:00, në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës kanë votuar vetëm 400 qytetarë, apo 2,46% e votuesve të regjistruar, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Dalja është dukshëm më e ulët se në zgjedhjet lokale të vitit 2025, kur në të njëjtën periudhë kishin votuar 860 qytetarë, përkatësisht 5,33%.

Të dhënat janë siguruar nga të gjitha 24 vendvotimet. Procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë, pa raportime për parregullsi.

Të drejtë vote kanë mbi 16 mijë qytetarë, ndërsa për përmbushjen e censusit ligjor duhet të votojë së paku një e treta e votuesve të regjistruar.

Në garë janë gjashtë kandidatë, ndërsa vendvotimet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Zgjedhjet e parakohshme u shpallën pas vdekjes së kryetarit të deritanishëm të komunës, Jovica Ilievski, në korrik të këtij viti.