Lideri i lëvizjes studentore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi, ka shprehur publikisht solidaritetin me studentët që po protestojnë në Tiranë, duke publikuar fotografi nga protesta.
Me këtë veprim, Ademi ka shfaqur mbështetjen për studentët dhe kauzën e tyre, në një kohë kur protestat në kryeqytetin shqiptar po marrin vëmendje të gjerë publike.
Solidariteti i tij vjen si një mesazh se zëri i studentëve nuk njeh kufij dhe se shqetësimet e tyre mund të gjejnë mbështetje edhe përtej Shqipërisë.
Lajme Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Publikon pamje nga protesta



