Ahmeti sulmon protestat në Tiranë: Protestuesit ranë në grackën e armiqve të kombit!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dalë kundër protestave në Tiranë, duke paralajmëruar se ato po dëmtojnë ekonominë, turizmin dhe klimën e investimeve në Shqipëri.

Sipas Ahmetit, protestat po krijojnë pasiguri dhe po dekurajojnë investitorët vendas e të huaj. Ai pretendon se ekziston një lidhje mes organizimit të protestave në Serbi dhe atyre në Shqipëri.

“I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se protestuesit kanë rënë në “grackën e armiqve të kombit”.

Ndërkohë, në protestat e Tiranës është shfaqur edhe Mevlan Ademi, një nga organizatorët e protestave në Shkup për jurisprudencën në gjuhën shqipe, i cili është mbështetur nga Ahmeti dhe BDI-ja. Ademi ka publikuar edhe fotografi nga pjesëmarrja e tij në protestat në kryeqytetin shqiptar.