Alarmante në shkolla: Gjysma e nxënësve përballen me stres dhe ankth

Rreth 50 për qind e nxënësve të shkollës së mesme “Gjorgje Petrov” në Prilep përballen me stres dhe ankth, tregojnë rezultatet e një hulumtimi të realizuar në këtë institucion.
Shkaqet kryesore janë presioni për rezultate të mira, pritshmëritë e prindërve dhe mësimdhënësve, si dhe frika nga gjykimi i të tjerëve.
Psikologia e shkollës, Maja Dimoska Jandruska, thekson se të rinjtë duhet të flasin hapur për problemet e tyre dhe të kërkojnë mbështetje nga njerëzit e besuar.
Nxënësit, nga ana tjetër, vënë në dukje se familja, mësimdhënësit dhe psikologët shkollorë kanë rol të rëndësishëm në përballimin e vështirësive, ndërsa paragjykimet ndaj shëndetit mendor vazhdojnë të jenë të pranishme në shoqëri.