Banorët e 10 vendbanimeve të Komunës së Brvenicës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarin e ri të komunës.
Në listën zgjedhore janë regjistruar 16.256 votues, prej të cilëve 449 ndodhen përkohësisht në punë jashtë vendit, ndërsa në burg ose paraburgim janë nëntë persona.
Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Në garë janë gjashtë kandidatë nga katër blloqe politike dhe dy kandidatë të pavarur: Stojanço Radeçeski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jovica Radeski nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, Jakup Useini nga koalicioni VLEN, Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), si dhe kandidatët e pavarur Dushan Bogdanovski dhe Arife Idrizi.
Zgjedhjet po mbahen pas vdekjes së kryetarit të mëparshëm të komunës, Jovica Ilievski, më 23 qershor 2026. Deri tani, detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit e ka kryer Robert Millosheski.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’i publikojë rezultatet fillestare në mënyrë graduale, ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen pas përfundimit të procedurave zgjedhore.



