Klevi Metaj – Studenti që u përball me 6 policë

Klevi Metaj esht i riu që u kthye në një nga personazhet më të komentuar t protestes kombetare të studenteve në Tiranë. Pamjet ku ai shihet duke u perballur fizikisht me gjashtë efektive të FNSH-së u
shperndane me shpejtesi ne rrjetet sociale, duke terhequr vemendjen e mijera qytetareve.
Sipas raportimeve mediatike, Metaj eshte 22 vjeç, me origjine nga Gjirokastra dhe student i drejtesise ne Tiranë. Perplasja me efektivet u pasua nga shoqërimi i tij dhe pamje të tjera ku ai shfaqej i gjakosur e i prangosur.
Më pas, i riu mori ndihmë mjekësore në Spitalin e
Traumes.
Por interesi per të nuk lidhet vetëm me skenat e protestes. Sipas raportimeve të publikuara, familja e tij esht perballur së fundmi me një proces gjyqësor që lidhet me një aksident ku ishte perfshire babai i tij.