Provimi i jurisprudencës, shqiptarët presin zgjidhjen për gjuhën shqipe

Kanë filluar testimet për provimin e jurisprudencës, në një kohë kur vazhdon debati për mundësinë që kandidatët shqiptarë ta japin këtë provim edhe në gjuhën shqipe.
Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar një zgjidhje ligjore për këtë çështje, por mbetet të shihet se kur dhe si do të zbatohet ajo në praktikë.
Kërkesa për provimin e jurisprudencës në shqip është shndërruar në një nga temat kryesore të debatit publik, pas protestave të studentëve shqiptarë dhe premtimeve për ndryshime ligjore./Alsat.mk