Tregu i objekteve afariste në Maqedoninë e Veriut shënoi një ndryshim të fortë gjatë vitit 2025. Sipas raportit të Bankës Popullore, çmimi mesatar i shitjes ra me 27%, në rreth 14.977 denarë ose 243 euro për metër katror.
Në të njëjtën kohë, sipërfaqja e përgjithshme e objekteve të shitura u rrit me 26,5%, ndërsa qarkullimi i përgjithshëm financiar ra me 7,6%.
Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rënies së çmimeve dhe qarkullimit në para, gjatë vitit të kaluar është tregtuar dukshëm më shumë hapësirë afariste.
Maqedoni Ulen ndjeshëm çmimet e lokaleve afariste, por shiten më shumë metra katrorë





