Një incident mes të miturve ka trazuar Gostivarin, pasi një përleshje para një lokali në rrugën “Ilinden” ka eskaluar deri në përdorimin e sendeve të forta.
Rastin në polici e ka denoncuar një 17-vjeçar nga Dobërdolli, i cili ka deklaruar se ai dhe shokët e tij janë sulmuar nga një grup të miturish.
“Gjatë përleshjes janë përdorur edhe sende të forta”, njofton policia.
MPB po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit. Pas dokumentimit të rastit pritet të ndërmerren masat përkatëse.
Maqedoni Tension para lokalit në Gostivar, të miturit përleshen me sende të forta





