Kaos në kazino në Manastir, 4 persona sulmojnë edhe sigurimin

Katër persona nga Manastiri janë përfshirë në një përleshje në një kazino, ndërsa gjatë incidentit dyshohet se kanë sulmuar edhe pjesëtarë të sigurimit.
Sipas policisë, të dyshuarit fillimisht janë përleshur brenda kazinosë, ndërsa situata ka eskaluar kur sigurimi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe qetësuar.
Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të incidentit dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj personave të përfshirë pritet të parashtrohen kallëzimet përkatëse.