Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve

“Plusinfo” mëson se Policia Financiare dhe Prokuroria po zhvillojnë një aksion të ri në Lotarinë Shtetërore, në kuadër të të cilit janë ndaluar dy persona.
Sipas informacioneve të portalit, aksioni lidhet me një rast të ri të dyshimeve për keqpërdorime në veprimtarinë e Lotarisë Shtetërore.
Është ndaluar ish-udhëheqësja e sektorit të financave në Lotarinë Shtetërore, si dhe një person tjetër. Ata dyshohen për përvetësimin e rreth 80 milionë denarëve, përkatësisht rreth 1,3 milionë euro.
Sipas burimeve të “Plusinfo”, dyshimet lidhen me periudhën kur Lotaria Shtetërore drejtohej nga ish-drejtori Përparim Bajrami.
Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa gjatë ditës priten më shumë informacione nga institucionet kompetente për të dyshuarit, veprimet që u ngarkohen dhe nëse hetimi përfshin edhe persona të tjerë.