Kumanovarët me syze speciale shikuan se si duket drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit

Qytetarët e Kumanovës, përmes syzeve speciale, patën mundësi të shihnin se si alkooli ndikon në shikim, koordinim dhe aftësinë për të drejtuar në mënyrë të sigurt një automjet, përcjell TV21. Syzet simuluan shikimin e çrregulluar dhe koordinimin e dobësuar që shfaqen nën ndikimin e alkoolit.

Përmes kësaj përvoje praktike, policia synoi të tregojë se edhe një ulje e vogël e aftësive pas timonit mund të paraqesë rrezik serioz për shoferin dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Aktiviteti u realizua nga Sektori për Parandalim pranë SPB Kumanovë dhe Këshilli Komunal për Parandalim.