Në pamjet nga ceremonia, Kushtrimi shfaqet elegant me një kostum të zi, ndërsa Aurora me fustan të bardhë nusërie.
Foto: Instagram
Çifti ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e tyre, teksa duken në qendër të atmosferës festive që po mbizotëron në mbrëmjen e tyre.
Më herët gjatë ditës, Kushtrimi e mori Aurorën nuse sipas traditave shqiptare, e më pas ata i thanë “PO” njëri-tjetrit dhe përfunduan edhe procedurat e kurorëzimit.
Foto: Instagram
Në mesin e të ftuarve janë parë edhe emra të njohur, përfshirë Leonora Jakupin, Olsa Muhametin, Klodian Mihajn, Londrim Mekajn dhe Benita Zenën.
Ata, që ishin pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, kanë tërhequr vëmendje me paraqitjet e tyre elegante.
Ahengu po vazhdon me muzikë, miq e familjarë, e kjo mbrëmje shënon një tjetër moment të veçantë në historinë e dashurisë së Kushtrimit dhe Aurorës. /Telegrafi/