Banorët e fshatit Bllacë të Shkupit vazhdojnë të përballen me mungesën e transportit publik. Problemi, sipas tyre, zgjat prej vitesh dhe veçanërisht i rëndon nxënësit.
Fëmijët detyrohen të ecin në këmbë për të shkuar në shkollë, ndërsa banorët kërkojnë nga institucionet që të zgjidhin problemin e transportit.
Mungesa e transportit vështirëson edhe lëvizjen e banorëve të tjerë, të cilët për të kryer nevojat e përditshme duhet të sigurojnë transport me mjete private./Alsat.mk





