Dokument i dyshimtë në kufi, arrestohet shtetasi bullgar në “Bogorodica”

Një shtetas bullgar 58-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare “Bogorodica”, nën dyshimin për falsifikim dokumenti.

Sipas policisë, më 2 tetor, rreth orës 09:50, zyrtarët policorë kanë ndaluar dhe privuar nga liria I.A.I. (58), për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, në kundërshtim me nenin 378 të Kodit Penal.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa shtetasi bullgar është dërguar në Stacionin Policor në Gjevgjeli.

Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të paraqitet kallëzim përkatës.