Taravari: Qoku është e Djathta, e Majtë në VLEN!

Taravari: Qoku është praktikisht përfaqësia e Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai është fragment në vete. Mund të themi katërti, i pesti… tash.

Gazetari: I bije fragment unikat. “Sui generis”!.

Taravari: Qoku është njeriu që i lidh krejt këto, që mundohet t’i lidhë edhe nëpërmjet kryeministrit Kurti.

Gazetari: Atëherë ta quajmë fragmenti.

Taravari: Si unifikues, si unifikues… Fragmenti, si element unifikues.

Gazetari: Po, që unifikon. Pra edhe fragment edhe unifikon. Dy role, dy role i ka Qoku. Edhe përfaqësues i Vetëvendosjes këtu, edhe nënkryetar i VLEN-it. Pra, në Kosovë Albin Kurti tha është Vetëvendosje, kurse këtu te ne është VLEN.

Taravari: Kështu si shaka, Qoku është e Djathta e Majtë. Në Kosovë është majtist dhe përfaqësues në Kuvendin Qendror, në qoftë se s’gaboj të Vetëvendosjes. Këtu është nënkryetar apo sekretar…? Nënkryetar…

Gazetari: Nënkryetar, se sekretari përgjithshëm është zoti Bekim Sali.

Taravari: Sali, po.