Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi për të cilin kërkon ndihmën e qytetarëve, me qëllim identifikimin e tij.
Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, pasi personi dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “Vjedhje”.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit në fotografi, të kontaktojnë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].



