Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.

Sipas Ahmetit, në takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon”, deklaroi Ahmeti.

Takimi me Hamzën vjen pas takimit të Ahmetit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, duke e vendosur vizitën e tij në Kosovë në fokus të zhvillimeve politike dhe bashkëpunimit ndërshqiptar.