Qytetarë të shumtë grekë po udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për t’u furnizuar me karburant më të lirë.
Mediat greke raportojnë për radhë shoferësh në zonat kufitare. Sipas tyre, mbushja e një rezervuari në Bullgari mund të sjellë kursim prej rreth 35 eurosh, ndërsa çmime dukshëm më të ulëta ka edhe në Maqedoninë e Veriut.
Në Greqi, benzina pa plumb kushton rreth 2,20 euro për litër, ndërsa në disa zona dhe ishuj arrin deri në 2,50 euro.
Për shkak të çmimeve të larta, opozita greke ka kërkuar masa për uljen e taksave mbi karburante
Rajon-Botë Karburanti i shtrenjtë në Greqi, shoferët kalojnë kufirin për të mbushur rezervuarët



