Studentët e UNT-së pa transport publik, ata kërkojnë urgjentisht linja të reja para fillimit të vitit akademik

Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha për të arritur në ambientet e fakultetit, si pasojë e mungesës së linjave direkte të transportit publik. Edhe pse drejtuesit e universitetit dhe unioni studentor kanë dërguar kërkesa të njëpasnjëshme drejtuar institucioneve kompetente, përgjigje konkrete apo zgjidhje zyrtare ende nuk ka. Studentëve u duhet të ndërrojnë disa autobusa dhe të ecin me këmbë për të arritur në ligjërata, ndërsa data 1 tetor, fillimi i vitit të ri akademik po afrohet.

Unë kur isha në “Pellagonia” duhej që ta planifikoja një orë më herët të nisesha prej konviktit për të mbri në universitetin “Nënë Tereza” . 34.07 Afër konviktit kemi pas stacion të autobusëve. Unë per vete kam udhëtu me një autobus prej në konvikt deri në Qendrën Transportuese..34.26 Dhe prej aty me autobusin numër 9 deri në Bit Pazar ose deri në Lagjen Tophanë dhe prej aty në këmbë, është diku 10 minuta. Gjithashtu, pranë fakultetit kalon autobusi me numër 17 por është shumë I rrallë, brenda një ore e gjysëm një autobus kalon”, deklaroi Mensur Azemi, student, Universiteti “Nënë Tereza”.

Përveç vonesave dhe lodhjes, kjo mënyrë udhëtimi u shkakton studentëve edhe shpenzime shtesë Për përfaqësuesit e studentëve, UNT mbetet i vetmi universitet në kryeqytet pa një rrjet të rregullt të transportit publik.

“Fatkeqësisht, deri tani akoma jemi pa përgjigje. Shpresojmë dhe në mënyrë publike I lutemi kryetarit të qytetit të Shkupit që para fillimit të 1 tetorit të paktën të kemi të gatshme linjën e autobusave që studentët ta kenë më të lehtë ardhjen deri në universitet… Se kur do të zgjidhet kjo çështje ende nuk kemi ndonjë datë të saktë dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë para 1 tetorit pasi me të vërtet është për të ardhur keq që jemi I vetmi universitet që nuk kemi transport publik”, tha Besar Sejdiu, Kryetar i unionit studentor UNT.

Për të mos u vonuar në ligjerata ose provime, shumë studentë detyrohen të udhëtojnë me taksi drejt këtij univesiteti, pavarësisht shpenzimeve të larta. Mbetet të shihet nëse institucionet do të reagojnë para fillimit të vitit akademik për këtë problematikë apo studentët do të mbeten sërish pa zgjidhje./Alsat.mk.