Eurodeputeti bullgar akuzon Mickoskin për “tradhti” ndaj Maqedonisë së Veriut

Eurodeputeti bullgar Kristian Vigenin ka kritikuar ashpër kryeministrin Hristijan Mickoski për bllokimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ngecjen e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Vigenin deklaroi se, sipas tij, Mickoski po bën “tradhtinë më të madhe” ndaj vendit duke mos zbatuar ndryshimet kushtetuese që parashohin përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Sipas kornizës së dakorduar me BE-në në vitin 2022, ndryshimet kushtetuese janë kusht për kalimin në fazën tjetër të procesit të negociatave.

Eurodeputeti bullgar foli edhe për rastin e Iva Mihajlovës, të cilin e cilësoi si çështje humanitare, duke akuzuar autoritetet maqedonase se moszgjidhja e tij po shton tensionet mes Shkupit dhe Sofjes.

Vigenin tha se besimi mes dy vendeve duhet të ndërtohet përmes përmbushjes së obligimeve të marra dhe jo përmes akuzave të ndërsjella.