Policia ka arrestuar 14 persona pas një përleshjeje fizike në zonën e Qendrës në Shkup.
Sipas MPB-së, sot (27.09.2026), rreth orës 03:00, janë arrestuar M.E. (19), G.S. (19), I.R. (20), A.M. (20), L.Gj. (19), A.A. (19), V.G. (19), Zh.A. (20), si dhe gjashtë 17-vjeçarë, të gjithë nga Shkupi.
Ata dyshohet se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përfshirë në një përleshje fizike mes tyre.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.





