Bastisje në Kumanovë, u gjet drogë, privohen nga liria katër persona

Katër persona janë privuar nga liria në Kumanovë pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e një kumanovari 45-vjeçar u gjet substancë e bardhë në formë kokrrizash, njofton sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sot në orën 00:50, oficerë policie nga Departamenti për trafik të paligjshëm të drogave dhe armëve dhe nga ekipi celular “Task Force” pranë SVR Kumanovë i kanë privuar nga liria R.S. (45) nga Kumanova, T.K. (45) nga fshati Romanovcë, N.A. (39) nga Kumanova dhe M.K. (39) nga fshati Biljanovcë – njofton MPB.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e R.S., i kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën edhe tre personat e tjerë, dhe u zbuluan disa paketime me substancë të bardhë në formë kokrrizash dhe objekte të tjera. Të katërtë u sollën në stacionin e policisë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ndiqen ankesat përkatëse.