Gjashtë persona janë arrestuar në një aksion policor në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sipas hetimeve, grupi dyshohet se nga viti 2024 deri më 2026 është marrë me kontrabandimin e cigareve dhe duhanit, futjen ilegale të barnave dhe suplementeve, si dhe me vepra korruptive.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar mbi 100 mijë euro, 16 pllaka me ngjyrë ari, cigare dhe duhan pa pulla akcize, barna, suplemente, telefona celularë dhe sende të tjera.
Si organizator i dyshuar përmendet 52-vjeçari M.S. nga Tetova. Sipas policisë, në skemë dyshohet se ishte përfshirë edhe një doganier nga Gjevgjelia, i cili kundrejt ryshfetit u mundësonte anëtarëve të grupit kalimin e mallrave pa i deklaruar dhe pa paguar detyrimet përkatëse.





