Filipçe kritikon vizitën e Mickoskit në SHBA: Nuk pamë rezultate konkrete

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe delegacionit qeveritar në SHBA, duke thënë se pas më shumë se një jave publiku nuk ka parë rezultate konkrete nga vizita.

“Ky është ndoshta delegacioni qeveritar me qëndrimin më të gjatë dhe me më pak punë të bërë. Nuk kemi parë asgjë konkrete”, deklaroi Filipçe në një konferencë për media.

Ai kritikoi edhe deklaratat e Mickoskit për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe identitetit maqedonas, duke kërkuar rezultate konkrete nga vizita në SHBA.

Sipas Filipçes, një nga interesat kryesore të vendit është integrimi në Bashkimin Evropian, ndërsa politikat e Qeverisë, sipas tij, po e largojnë vendin nga fondet dhe mundësitë evropiane për zhvillim.