Shtetasi i Maqedonisë, Kristian Bajovski zyrtarisht është bërë rekordmen i Guinness World Records, pasi Guinness World Records konfirmoi rezultatin e tij prej 1.257 pompa të realizuara për një orë me peshë shtesë, përcjell TV21.
Rekordin Bajovski e vendosi më 28 qershor 2026 në Shkup, duke i bërë pompat me gjoksin deri në dysheme dhe me një çantë shpine që peshonte rreth nëntë kilogramë.
Pas përfundimit të procedurës së verifikimit, rezultati i tij është publikuar edhe në faqen zyrtare të Guinness World Records.
Me 1.257 pompa për 60 minuta, Bajovski e tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 1.208 përsëritjesh.
Në certifikatën zyrtare janë shënuar emri i tij, rezultati i arritur, Shkupi si vendi ku u vendos rekordi dhe data 28 qershor 2026.





