Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, lidhur me djegien e automjeteve para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 15 qershor, rreth orës 12:05. I akuzuari dyshohet se ka mbushur një shishe plastike me benzinë në një pikë karburanti pranë Ambasadës, më pas ka spërkatur me benzinë dhe u ka vënë flakën automjeteve të përdorura nga atasheu ushtarak bullgar dhe punonjës të tjerë të Ambasadës.
Pas aktakuzës, prokurori ka kërkuar edhe vazhdimin e paraburgimit, duke vlerësuar se ekziston rreziku që i akuzuari të arratiset dhe të pengojë procedurën penale.
Për veprën penale që i vihet në barrë, sipas Kodit Penal, parashihet dënim me të paktën një vit burgim. (plusinfo.mk)





