Sead Zimeri: Vendimi kundër krerëve të UÇK-së s’është vendim kundër UÇK-së apo idealeve të saj

“Vendimi kundër krerëve të UÇK-së nuk është vendim kundër UÇK-së apo idealeve të saj. Të mos bëhemi vegla në duart e armikut, sepse ata presin me padurim që ne ta përvetësojmë këtë narrativë. As Gjykata Speciale dhe asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk mund ta shohë këtë vendim si diçka kundër UÇK-së.
Megjithatë, është një vendim i dëmshëm, një vendim që armiqtë tanë duke u mbështetur në një narrativë konfuze si kjo, do ta shfrytëzojnë për të dëmtuar UÇK-në dhe popullin shqiptar. Andaj është qenësore që të mos i interpeetojmë vendimet e këtilla, sado të dhimbshme, në këtë formë që ushqen narrativa armiqësore kundër nesh.”

*Status facebook’u i z.Sead Zimeri