Shtetasja e Maqedonisë a dënohet me 45 ditë burg në Mal të Zi për vrasjen e një qeni me veturë

Gjykata Themelore në Ulqin ka dënuar me 45 ditë burgim S.Stojanovskën, 43-vjeçare nga Shkupi, pasi e shpalli fajtore për veprën penale “vrasje dhe keqtrajtim të kafshëve dhe shkatërrim të habitatit të tyre”.

Sipas aktgjykimit, më 24 korrik, në bulevardin “Teuta” në Ulqin, Stojanovska me automjetin e saj “Mercedes” të paktën dy herë ka kaluar mbi një qen të racës së Sharrit, i cili më pas ka ngordhur nga plagët e rënda.
Gjykata si rrethana lehtësuese ka marrë parasysh se ajo është nënë e dy fëmijëve, njëri prej tyre i mitur, se nuk ka qenë e dënuar më parë, si dhe faktin se në momentin e kryerjes së veprës kishte aftësi të konsiderueshme të zvogëluar për të gjykuar, gjë e konstatuar nga një ekspert psikiatër.

Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që nga 24 korriku 2026.