BDI ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë, duke e akuzuar atë se ka relativizuar sakrificën e shqiptarëve dhe ka dëmtuar të vërtetën historike.
Nga BDI thonë se vendosja në të njëjtin plan e viktimave të regjimit të Millosheviqit dhe agresorëve përbën, sipas tyre, një goditje të rëndë ndaj kujtesës dhe kauzës shqiptare.
Partia vlerëson se reagimet e mëvonshme të VLEN-it nuk mund ta zhbëjnë qëndrimin e shprehur publikisht nga ministri.
“Kjo është ideologjia e VLEN-it. Sot ajo u shpreh publikisht nga ministri i tyre i Drejtësisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.
BDI kërkon përgjegjësi politike, duke e cilësuar dëmin ndaj kauzës shqiptare si të paprecedentë.



