Një 22-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është sulmuar dhe më pas i janë marrë paratë nga pesë persona.
Rasti është denoncuar më 14 shtator 2026, rreth orës 02:20, në SPB Tetovë. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 në rrugën “Bollagoja Toska” në Tetovë.
Sipas 22-vjeçarit H.Z., pesë persona i kanë zënë pritën, ndërsa njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht. Pas sulmit, autorët i kanë marrë paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.





