Një 21-vjeçar nga Kumanova është sulmuar fizikisht në një objekt hotelierik në rrugën “Leninova”, ndërsa në lidhje me rastin policia ka ndaluar dy persona.
Sipas njoftimit të autoriteteve, më 11 shtator 2026, rreth orës 16:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar N.S. (30) dhe N.S. (32), të dy nga Kumanova.
Dy personat dyshohet se, brenda një objekti hotelierik në rrugën “Leninova” në Kumanovë, kanë sulmuar fizikisht D.V. (21), gjithashtu nga Kumanova.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë bëjnë të ditur se rasti është duke u dokumentuar.
Pas përfundimit të plotë të procedurave dhe dokumentimit të rastit, ndaj dy personave të ndaluar do të ndërmerren masat përkatëse dhe do të paraqiten kallëzime përkatëse.





