VLEN ka zyrtarizuar Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 18 tetor 2026.
Huseini, magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës, sipas VLEN-it, e njeh nga afër administratën, procedurat institucionale dhe problematikat me të cilat përballen banorët.
Nga koalicioni vlerësojnë se përvoja e tij profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me qytetarët e bëjnë atë një kandidat që mund të nisë punën menjëherë pas marrjes së detyrës.
Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë u shpallën pas vdekjes së kryetarit të komunës, Ivica Ilievski.
“Që nga dita e parë, në shërbim të banorëve të Bërvenicës”, është mesazhi i VLEN-it për kandidaturën e Huseinit.



