Ambasada Britanike në Shkup feston 27 vjet miqësi dhe marrëdhënie bilaterale midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut.
“Për shkak të krizës që shkaktoi virusi korona, këtë vit ceremoninë tradicionale e zëvendësuam me një sër aktivitete virtuale të cilët njëkohësisht ndodhnin në MB, shfaqje baleti dhe teatri, muzikë dhe opera dhe shumë të tjera. Në partneritet me Këshillin Britanik dhe MRT1, shfaqëm dokumentarë arsimor dhe mësim të gjuhës angleze për audiencën maqedonase. Në rjetet tona të mediave sociale paraqitëm një video të Ambasadores Rejçell Gallouej në të cilat theksohen vizitat e Lartësisë të tij mbretërore Princi Eduard the Lartësisë të tij mbretërore Duka i Kentit në Maqedoninë e Veriut, duke punuar së bashku për çështjet më të rëndësishme siq janë mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në reformat të udhëhequra nga Ministria e Mbrojtjes, reformat në fushën e drejtësisë, qeverisja e mirë, forcimi i mediave dhe momenti emocional i ngritjes së flamurit maqedonas si Aleancë e 30-të e NATO-s”, njoftuan nga ambasada britanike.
Për 25 vitet e kaluara, Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka mbështetur më shumë se 220 studiues dhe bashkëpunëtorë të Bursës Chevening. Përmes kësaj burse studentët vijojnë studime master për një vit në MB dhe pastaj kthehen në Maqedoninë e Veriut për të shkëmbyer njohuritë e tyre dhe për të ndërtuar një shoqëri më të fortë dhe të prosperuar. Ne gjithashtu kemi kontribuar në sektorin e arsimit duke mbështetur fëmijët që mësojnë aftësi dixhitale përmes programit të Shkollave të Shekullit 21 dhe zhvillimin e platformës Eduino në partneritet me UNICEF. Grupi muzikor i Ambasadës Britanike Shkup performoi këngën legjendare “Let it be” nga Beatles dhe morëm një mesazh urimi nga pianisti dhe promovuesi i famshëm botëror i kulturës maqedonase në Mbretërinë e Bashkuar, maestro Simon Trpceski. Në bashkëpunim me Asocijacionin e specializuesve dhe mjekëve të rinj, kemi bërë donacion të ushqimit pikërisht për ata që luftuan virusin në rresht të parë. Punonjësit e kujdesit shëndetësor nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8-të Shtatori”, Qendra Klinike e Qytetit dhe Qendra Klinike “Nënë Tereza”. Dhe, duke punuar së bashku me një organizatë Njëra Mundet, ne dhuruam gjithashtu pako ushqimesh,produkte për higjienë, pastrim dhe dezinfektim për familjet me prindër të vetëm, të cilët janë ndër qytetarët më të prekur nga kriza e korona virusit. #Miqësi
Maqedoni Ambasada britanike ndan paketa ushqimore për mjekët në Shkup, me rastin e...