Një 32-vjeçar nga Kërçova është arrestuar pasi dyshohet se ka drejtuar automjetin në mënyrë të pandërgjegjshme, ndërsa ndaj tij kishte një ndalesë aktive për drejtimin e automjeteve të kategorisë B.
Sipas njoftimit të policisë, më 9 shtator 2026, rreth orës 03:10, në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, zyrtarët policorë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme në Kërçovë e kanë privuar nga liria D.S. (32) nga Kërçova.
I dyshuari, duke drejtuar një automjet të markës „Volkswagen Golf“ me targa të Kërçovës, në rrethrrotullimin në rrugën „Boris Kidriç“ ka goditur një skajor betoni dhe ka dalë nga rruga.
Gjatë procedurës pas aksidentit, policia ka konstatuar se 32-vjeçari e kishte drejtuar automjetin pavarësisht ndalesës aktive për drejtimin e mjeteve motorike të kategorisë B.
Gjithashtu, ai ka refuzuar t’i nënshtrohet alkotestit.
Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 32-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës për veprën penale „Ngasje e pandërgjegjshme e mjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.





